Ekstradimet, Balla takon me ministrin e Drejtësisë dhe të Policisë së Zvicrës

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u takua të martën në Bernë me ministrin e Drejtësisë dhe Policisë të Zvicrës, Beat Jans, me të cilin bisedoi për rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, narkotikëve dhe drogave sintetike si edhe migracionit të paligjshëm.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Balla nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Ministrat, gjatë këtij takimi, trajtuan si prioritet edhe çështjen e ekstradimeve të shtetasve që kërkohen nga drejtësia.
“Synojmë të ngremë ekipe të përbashkëta hetimore në kuadër të Europol dhe Interpol, si dhe bashkëpunim në gjetjen e personave në kërkim dhe për ekstradimet,”, shkruan ministri Balla në rrjetet sociale.
Ministri Balla nënvizoi faktin se nisur nga të dhënat e 6-mujorit të parë, në Shqipëri pritet të vijnë rreth 100 mijë turistë zviceranë, ndërsa vendi po përjeton një ‘boom’ turistik si asnjë vit tjetër më parë.
Takim është pjesë e një turi që ministri i Brendshëm po zhvillon në Gjermani e Zvicër.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



