Çfarë ndodh me trurin tonë kur përtojmë të lexojmë një lajm të gjatë? Psikologia: S’është e shëndetshme

Aktualitet | 2 vite më parë

Sipas një studimi global, njerëzit u shmangen lajmeve, ku shumica i konsideron si të mërzitshëm. Por sipas psikologes Arbjola Halimi, nuk është e shëndetshme të shohësh një lajm të gjatë dhe të përtosh ta lexosh.

Në studionin e emisionit “Jetë Shqiptare”, Halimi u shpreh se kjo dëmton anën analitike pasi në momentin që e marrim shpejt një informacion, nuk i japim kohë trurit të bëjë një njohje sa të saktë të atij informacioni.

“Periudha post-COVID e ka sjellë edhe më shumë këtë lloj trendi sepse njerëzit në atë kohë u bombarduan me tituj me ngarkesa të rënda dhe njerëzit këto kohë po tentojnë të distancojnë veten sepse kanë edhe një lloj ndërgjegjësimi që ekspozimi me lajme të këqij të ngarkon. Ne psikologët jemi pro që njerëzit të informohen, por në mënyrë të ekuilibruar. Nuk është e shëndetshme kur njerëzit shikojnë një lajm të gjatë dhe përtojnë ta lexojnë pasi ndikon procesin e të të menduarit, pjesës analitike. Procesi i njohjes dhe të menduarit ka një mënyrë të vetën si funksionon. Procesi ynë i të menduarit ka anën analitike dhe kjo kërkon kohë të caktuar. Në momentin që ne e marrim shpejt atë informacion, nuk i japim kohë pjesës tjetër që ta bëjë këtë analizë në mënyrë që ne të bëjmë një njohje sa më të saktë”, u shpreh psikologia.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme