Ekskluzive/ Alma Arrazi u vetëmbyt me 3 fëmijët, del përgjigjja e analizave toksikologjike

Aktualitet | 2 vite më parë

Shkak i vdekjes së dy fëmijëve të Alma Arrazit ka qenë mbytja. Është ky përfundimi i Institutit të Mjekësisë Ligjore, ndërsa ende pritet përgjigjja për Alma Arrazin dhe njërin prej fëmijëve të saj.

Gazetarja e “Jetë Shqiptare”, Aida Topalli, bëri me dije po ashtu se, sipas analizave toksikologjike, rezulton se nëna dhe 3 fëmijët nuk kanë konsumuar asnjë lloj lënde që të ketë ndikuar në marrjen e aktit tragjik të vetëmbytjes.

“Instituti i Mjekësisë ligjore i ka dërguar Prokurorisë së Shkodrës përgjigjen e analizave toksikologjike të 4 viktimave nga ku ka rezultuar se ata nuk kanë konsumuar asnjë lloj lënde që të ketë ndikuar në aktin final. Po ashtu nga Instituti i Mjekësisë ka ardhur përgjigjja për dy fëmijët e Alama Arrazit se shkak i vdekjes është mbytja dhe nuk është konstatuar asnjë lloj dhune. Pritet përgjigjja e analizave për shkakun e vdekjes së Alma Arrazit dhe njërit prej fëmijëve të saj”, u shpreh gazetarja Topalli.

Alma Arrazi u vetëmbyt në ujërat e lumit Buna sëbashku me 3 fëmijët e saj të mitur, ngjarje e cila tronditi opinionin publik. Shkak i këtij akti të ndërmarrë nga Alma Arrazi dyshohet të ketë qenë dhuna në familje, ndërsa bashkëshorti i saj, Erdgys Arrazi ndodhet në burg.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme