Gjeti 9-vjeçaren e mbytur në lumin Buna, flet për RTSH-ën peshkatari

Aktualitet | 3 vite më parë

I tronditur, peshkatari i cili gjeti trupin e pajetë të 9-vjeçares së mbytur në lumin Buna në Shkodër, ka treguar për RTSH-ën momentin e rëndë. Ai shprehet se si çdo ditë kishte dalë për të gjuajtur peshk, kur u has me trupin e pajetë të vogëlushes.

“E gjeta në fund të pyllit, isha duke gjuajtur për peshk, veç kur e pashë”, shprehet ai shkurtimisht, i tronditur prej ngjarjes së rëndë.

9-vjeçarja u gjet e pajetë në lumin Buna mëngjesin e kësaj të diele (5 maj), ndërsa po ashtu dyshohet se janë mbytur edhe nëna e saj, Alma Arrazi sëbashku me dy fëmijët e tjerë të moshës 8 dhe 3-vjeçare. Trupat e tyre nuk janë gjetur ende, teksa polumbarët vijojnë kërkimet.

Për ngjarjen policia ka arrestuar babin e të miturve, Ergyz Arrazi, teksa sipas hetimeve të deritanishme. Sipas autoriteteve, dyshohet se nëna dhe fëmijët janë vetëmbytur, veprim i ndërmarrë për shkak të dhunës sistematike që Ergys Arrazi ushtronte ndaj tyre. 39-vjeçarja Alma Arrazi, prej 3 ditësh ishte larguar nga banesa, sëbashku me 3 fëmijët.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme