Ndërtimet pa leje në zonën e Patokut, arrestohet drejtori i IMT-së Kurbin, pezullohen të gjithë inspektorët

Aktualitet | 3 vite më parë

Një hetim i nisur për ndërtimet pa leje në zonën e Patokut por edhe abuzimet me gërryerjen e shtratit të Lumit Mat dhe marrjes së inerteve në mënyrë të paligjshëm ka vënë në pranga drejtorin e IMT në Kurbin si dhe ka çuar në pezullimin e të gjithë inspektorëve.

Hetimet u kryen nga prokurori Sabri Kastrati, ku dyshohet se drejtori i IMT Kurbin dhe inspektorët akuzohen për shpërdorim detyre pasi nuk kanë vepruar duke lejuar ndërtimet pa leje.

Gjithashtu masa “arrest shtëpie” është dhënë edhe për drejtorin e postës, Flor Gjini, i cili më herët ka mbajtur postin e ish drejtorit të IKMT-së Lezhë.

Nuk dihen ende detaje te tjera nga operacioni, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e abuzimeve të bëra në Inspektoratin Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Kurbinit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme