“The Guardian”: Tirana, kryeqyteti pas “perdes së hekurt” që ka shumë për të zbuluar

Aktualitet | 3 vite më parë

Media britanike “The Guardian” i ka kushtuar një shkrim Shqipërisë, si një nga destinacionet kulturore për t’u zbuluar pas “perdes së hekurt” të komunizmit. Në shkrimin e gazetarit Rachel Mills përshkruhet udhëtimi i tij nga Londra në Tiranë, përmes rrugëve mesjetare të Chambéry-t, Barit dhe Tiranës, kryeqytetit dinamik të Shqipërisë.

“Kujtimet e mia kryesore, duke lëvizur nëpër vendet me tren, gjatë një udhëtimi nga Londra në Shqipëri, janë të fshatrave nën shkëlqimin e perëndimit të diellit. Më kujtohen selvitë, fshatrat me çati të kuqe me kishat katrore, tokat bujqësore në rripa të rregullta dhe vreshta rresht pas rreshti.

Njerëzit dukeshin të habitur kur u thashë se po udhëtoja nga Londra për në Shqipëri, një udhëtim që zgjati 4 ditë. Në Shqipëri mbërrij me traget nga Italia në Portin e Durrësit dhe që aty në kryeqytetin Tiranë.

Vetë Tirana është një vend për t’u zbuluar. Bëni një shëtitje te Piramida historike e Tiranës , e cila qëndron si një simbol dhe monument ndryshimi.  Me pas sheshi Skënderbej është një hapësirë ​​publike e shkëlqyeshme për këmbësorë. Historia e Shqipërisë pas ‘perdes së hekurt’ zbulohet në muzetë Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2, bunkerët bërthamorë të paharrueshëm”, shkruan The Guardian.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme