Tritoli në banesën e gjyqtarit Sterkaj, KLGJ vendos sot për mbrojtjen e tij

Këshilli i Lartë Gjyqësor do të mblidhet ditën e sotme për të marrë një vendim nëse do të marrë në mbrojtje gjyqtarinë e Gjykatës së Shkodrës, Tonin Sterkaj. Këtij të fundit iu vendos tritol në banesë mëngjesin e 28 prillit. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar.
KLGJ-ja dënoi ngjarjen, ndërsa e cilësoi sulmin me tritol si cenim të sigurisë së gjyqtarit dhe kërcënim serioz për shoqërinë.
KLGJ-ja kërkoi me urgjencë zbardhjen e ngjarjes dhe vendosjen para drejtësisë së autorëve.
Vetë gjyqtari deklaroi para policisë së Shkodrës se dyshonte se ngjarje lidhej me detyrën e tij si gjyqtarë në gjykatën e Shkodrës por pa pasur të qartë se për cilin rast mund të bëhej fjalë konkretisht.
Kamerat e sigurisë të banesës së gjyqtarit filmuan autorin e veshur me rroba të errëta dhe me maskë, i cili pasi lë lëndën plasëse, u largua në këmbë përmes rrugicave.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




