“HEC-i i Thirrës”- Merret e pandehur kompania, dyshohet se u falsifikuan firmat e banorëve

Kompania “Sang 1” Shpk është marrë e pandehur për vepren penale “Falsifikim i Dokumenteve” dhe dosja është dërguar për gjykim në Gjykatën e Lezhës.
Sipas hetimeve ka rezultuar se konsultimi publik i cili shoqërohet me procesverbal ku nënshkruajnë banoret e zonës është falsifikuar.
Në gjykatë çështja do të shqyrtohet nga gjyqtarja Edlira Çota dhe seanca e parë paraprake është caktuar me datë 9 maj.
Leja për ndërtimin e HEC-it në zonën e Thirrës në Mirditë është dhënë 20 qershor 2018 dhe projekti po zbatohet nga kompania “Sang 1” shpk. Beteja për këtë çështje vijon të jetë në dyert e gjykatave, por ende nuk ka një vendim të formës së prere, ndërsa deri më tani janë kryer mbi 70 përqind e punimeve.
Aktualisht punimet janë të pezulluara me vendim të Bashkisë Mirditë, pasi kompanisë i janë gjetur mangësi në dokumentacion.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




