Marrëveshja me Konfederatën zvicerane, Koçiu: Do asistojë strukturat e shëndetësisë ndaj emergjencave

Aktualitet | 3 vite më parë

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu bëri me dije pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë se miratuan marrëveshjen e bashkëpunimit me Konfederatën zvicerane. Koçiu deklaroi se kjo marrëveshje e rëndësishme do asistojë strukturat e shëndetësisë sa i përket emergjencave shëndetësore dhe do të zgjasë për një afat kohor 4-vjeçar.

“Miratuam marrëveshje bashkëpunimi mes konfederatës zvicerane dhe qeverisë shqiptare. Marrëveshje e rëndësishme që do asistojë gjithë strukturat e shëndetësisë sa i përket reagimet ndaj emergjencave shëndetësore. Marrëveshja do zgjasë 4 vite. Do asistojë forcimin e strukturave shëndetësore për t’iu përgjigjur emergjencave dhe do rrisë kapacitetet e profesionistëve të fushës së shëndetësisë”, tha ministrja.

Koçiu ka bërë me dije se institucioni që ajo drejton në bashkëpunim me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor po punojnë për të sjellë listën e re të barnave të rimbursueshme për vitin 2024.

Koçiu u shpreh se qëllimi i qeverisë është pasurimi i barnave të rimbursueshme për t’iu ardhur sa më në ndihmë qytetarëve. Ajo sqaroi gjithashtu, se ky proces është drejt përfundimit.

“Ministria e Shëndetësisë bashkë me Fondin e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor janë duke punuar për të sjellë listën e re të barnave të rimbursueshme për 2024. Strukturat përkatëse po bëjnë kalkulimet e nevojshme pas sjelljes së ofertave të kompanive farmaceutike për të adresuar problematikat, për mungesën e barnave të caktuara dhe për ti ardhur në ndihmë popullatës me barna të rimbursueshme.

Qëllimi ynë është pasurimi i barnave të rimbursueshme. Procesi pritet të përfundoj shpejt”, tha Koçiu.

Ministrja u ndal më tej edhe te pr.ligji “Për shëndetin seksual dhe riprodhues”, duke e konsideruar si një akt ligjor tepër të rëndësishëm dhe që do rregullojë shëndetin riprodhues.

“Akti ligjor i rëndësishëm është ai i shëndetit seksual dhe riprodhues. Vjen në vazhdën e politikave shëndetësore e sociale.

Ndërkohë edhe të rregullojmë shëndetin riprodhues, nënkuptoj këtu mënyrën si organizohet, si funksionon dhe si monitorohet ky lloj shërbimi në Shqipëri. Është ligj rregullator. Do i nënshtrohet konsultimit publik për periudhën e parashikuar nga legjislacioni.

Ftojmë grupet e interesit, ekspertët e shëndetësisë që nëse kanë sugjerime, apo mendime të vlefshme për të kontribuar në rregullimin e këtij sektori të rëndësishëm ta bëjnë.

Për të sjellë një kuadër rregullator bashkëkohor sipas standarteve evropiane”, deklaroi ministrja.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme