Grabitet drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve Kuçovë, autorët marrin 220 mijë lekë

Aktualitet | 3 vite më parë

Është grabitur gjatë natës të së dielës  (21 prill) arka me lekë e pagesave të ujit të pijshëm në Drejtorinë e Ujësjellës-Kanalizimeve në qytetit e Kuçovës. Mësohet se grabitësit kanë hyrë nga njëra prej dritareve të kësaj drejtorie dhe, pasi kanë shqyer kasën me levë, kanë marrë 220 mijë lekë që ndodheshin brenda saj.

Vjedhja e kasës është pikasur nga punëtorët e kësaj drejtorie mëngjesin e sotëm, pasi kanë shkuar në punë. Ata kanë parë kasën e shqyer dhe kanë njoftuar policinë.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, që po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Efektivët e policisë janë duke marrë në pyetje punonjësit e kësaj drejtorie si dhe po kërkojnë gjetje e kamerave të mundshme të bizneseve përreth kësaj drejtorie, pasi vetë institucioni nuk ka kamera, gjë që e bën të vështirë identifikimin e autorëve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme