U ndërtua me leje false, Prokuroria e Tiranës sekuestron vilën 2-katëshe në Petrelë

Një vilë 2-katëshe, me sipërfaqe 660 metër katrorë, është sekuestruar në Petrelë, pasi sipas Prokurorisë së Tiranës rezulton se është ndërtuar me leje të falsifikuar.
Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Prokuroria bën me dije se vila u sekuestrua në të njëjtën parcelë ku u sekuestruan edhe 7 vila të tjera rreth një muaj më parë.
Nga hetimet rezultoi se ndërtimet ishin formalisht të pajisura me leje rindërtimi, por që dokumentacioni tekniko-ligjor rezultoi me të dhëna të rreme.
“Nga studimi i akteve, rezultoi se përveç veprës penale “Ndërtim i paligjshëm” është konsumuar edhe vepra penale “Falsifikimi i dokumenteve” e parashikuar nga neni 186 i K.Penal, pasi sipas Akt Ekspertizës së Thelluar, dt.12.09.2022, në pamje të parë duket të jetë lëshuar nga Instituti i Ndërtimit por që nga informacioni i marrë, ky akt nuk rezulton të jetë kryer përsa kohë nuk është proceduar me kryerjen e një veprimi të tillë për shtetasin Xh.Ç.”, njofton Prokuroria.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




