Reshje të dendura shiu në Vlorë, probleme në disa akse rrugore, bllokohet qarkullimi në lagjen Rilindja

Aktualitet | 3 vite më parë

Vendi është përshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu, teksa bëhet me dije se vërshimi i ujit ka shkaktuar një probleme në qytetin e Vlorës.

Bëhet me dije se është bllokuar qarkullimi i mjeteve në lagjen Rilindja, ndërsa qarkullohet me vështirësi në disa akse të tjera në qytet.

Veriu i vendit është përfshirë nga reshjet e dëborës, por deri më tani nuk raportohet për problematika, teksa të gjithë akset janë të kalueshëm nga automjetet.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme