Durrës- Policia prangos Viktor Lekin, ishte në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në grupe kriminale

Policia e Durrësit bëri të ditur të shtunën se ka arrestuar një anëtar të një grupi kriminal, i cili rezulton i dënuar me 8 vite e 4 muaj burg në Itali. Sipas Policisë së Durrësit, shtetasi Viktor Leki, 59 vjeç, është arrestuar nga autoritetet shtetërore, pas informacioneve të marra nga Interpol Roma.
“Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Leçes, Itali, me vendimin e datës 06.03.2018, e ka dënuar me 8 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e narkotikëve””, njofton Policia.
Arrestimi i Viktor Lekit u realizua si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tiranë dhe Interpol Romës. Ndërkohe kanë nisur edhe procedurat për ekstradimin e tij në Itali po vijojnë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




