IKMT aksion në Veliojë, shemb pa incidente 11 lokale plazhi në vijën bregdetare

Aktualitet | 3 vite më parë

Inspektorati Kombëtar i mbrojtjes së Territorit shembi të shtunën 11 lokale plazhi në zonën bregdetare të Velipojës në Shkodër.

Sipas të dhënave, inspektorët e IKMT-së zbarkuan në orët e para të mëngjesit në vijën bregdetare, ku në bashkëpunim edhe forcat e Policisë së Shtetit, shembën 11 objekte, të cilat shërbenin si lokale plazhi.

Ky aksion i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit vjen në prag të nisjes së sezonit turistik në vend.

Aksioni vjen një ditë pasi ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro mblodhi në një takim prefektët e 12 qarqeve të vendit, ku bëri të ditur se ka përfunduar procesi i ndarjes së stacioneve të plazheve. Kumbaro u kërkoi autoriteteve lokale që këto stacione të mos kthehen në struktura prej betoni.

IKMT pritet të jetë në territor për të verifikuar  lejet e dhëna për strukturat e lehta të çmontueshme, në mënyrë që ato të mos kthehet në beton. 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme