Punonjësi i bashkisë humbi jetën gjatë riparimit të shtyllave të ndriçimit në Elbasan, nën hetim drejtori i shërbimeve publike

Aktualitet | 3 vite më parë

Drejtori në Drejtorinë e Administratës dhe Shërbimeve Mbështetëse në Agjencinë e Shërbimeve Publike dhe Urbane në Elbasan po hetohet në gjendje të lirë pas humbjes së jetës së një punonjës i bashkisë gjatë detyrës. Nën hetim është vënë 55-vjeçari S.Ç, ndërsa është shpallur në kërkim M. Q., 54 vjeç, me detyrë përgjegjësi i Sektorit të ndriçimit pranë Drejtorisë së shërbimeve Publike në A.Sh.P.U, Bashkia Elbasan.

Gjatë ditës së djeshme (19 prill) humbi jetën 56-vjeçari E. B., 56 vjeç, punonjës i Bashkisë, pasi u rrëzua nga vinçi, gjatë punës për riparimin e llambave elektrike në shtyllat e ndriçimit, në lagjen “5 Maji” dhe si pasojë e dëmtimeve humbi jetën në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, ndërkohë vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme