Pastrim parash, Gjykata Shkodër vendos sekuestrimin e pasurive të biznesmenit dhe 97 automjeteve

Pas kërkesës së Prokurorisë, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka vendosur sekuestrimin e pasurive të Ago Gjolajt dhe 97 automjete pasi dyshohet se i ka vendosur pasuritë nga krimi.
Nga hetimet ka rezultuar se Gjolaj së bashku me dy vëllezërit e tij janë hetuar disa herë nga autoritet shqiptare madje edhe janë dënuar për vepra penale të ndryshme (kontrabandë, tregëtim mallrash kontrabandë etj).
Sipas Policisë Gjyqësore ka dyshime të arsyeshme se pasuritë e Gjolajt dhe familjarëve të tij nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike me të ardhura të ligjshme.
Nga hetimet ka rezultuar gjithashtu se Sonela Gjonaj, subjekt i lidhur me Gjolajn më datë 12 prill të 2018-ës ka nënshkruar kontratë për blerjen e një jahti luksoz me vlerë 300 mijë euro nga një shtetas malazez i përfshirë në veprimtari kriminale dhe pastrim parash.
“Konkretisht janë sekuestruar: Shoqëria tregtare “B.M” SHPK, me Nipt: K68404706Q; Pasuritë e paluajtshme në pronësi të shoqërisë “B.M” SHPK, konkretisht, pasuria nr. 1155/8 ND2+N2, vol.28, fq.58, ZK.2105, Shou Room, me sipërfaqe 199 m2; pasuria nr.1345/1, vol.10, fq.176, ZK.2221 indeks harte k-34-63 (95-D), adresa Koplik i sipërm, Rr.1, Malësi e Madhe dhe pasuria nr.37/4, vol.6, fq.69, ZK.1977; 97 automjete në pronësi të shoqërisë “B.M” Shpk; Gjendja aktuale në të gjitha llogaritë bankare (llogari rrjedhëse/depozita) në të gjithë bankat e nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë në emër të shtetasit A.Gj, shtetases S.Gj, si dhe të shoqërisë “B.M” SHPK”, thuhet në njoftim.
Gjolaj është proceduar penalisht për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




