Dosja “Metamorfoza”, avokati: Ervis Martinaj mund të jetë tërhequr dhe të ketë ndërruar pamje

Aktualitet | 3 vite më parë

Avokati Kujtim Cakrani beson se Ervis Martinaj mund të jetë gjallë dhe ka ndërruar identiteti. Avokati tha se ai mund të jetë tërhequr duke “qëndruar në hije”, por shtoi se nuk përjashtohet mundësia që edhe të ketë vdekur.

Lidhur me dosjen “Metamorfoza” ku Martinaj dilte në përgjigje prokuroria vendosi ndarjen e dosjes. Në “Jetë Shqiptare” në RTSH, avokati Cakrani tha se kjo ndarje bëhet që të mos krijohen ngërçe duke qene se nuk dihet ku është personi.

“Ne flasim për disa persona që nuk kanë shuar ende në gjykatë dhe nuk duhet folur pa folur drejtësia. Në të kundërt bëjmë gjyq popullor. Ndarja e dosjes është bërë për shkaka të mungesës së personit që nuk dihet se ku është. Nëse personi ka ndërruar jetë atëherë mbyllet dosja. Prokuroria duke pasur parasysh që mund të ketë ndërruar jetë e ndan procesin për të mos krijuar ngërç. Ata nuk mund ta vazhdojnë të mbledhin fakte edhe pa dikur ku është personi, në momentin që ka ndërruar jetë e pushojnë si dosje. Ervis Martinaj ishte njeri inteligjent dhe unë besoj  50 % mund të ketë ndërruar jetë dhe 50 % mund të ndërruar identiteti. Mund të ketë ndryshuar identitet dhe pamjen dhe mendoj qe ai mund të jetë gjallë dhe është tërhequr përkohësisht për të humbur gjurmët”, tha ai.

 Duke komentuar dosjen Metamorfoza, avokati tha se kjo u zbulua nga partnerët e BE dhe SPAK vetëm bëri arrestimet.

“Kjo është një dosje ku nuk kanë meritë organet tona hetimore, por është një meritë e partnerëve si Franca, Belgjika dhe Holanda. SPAK-u dhe BKH nuk kanë asnjë arsye që të marrin merita, pasi e vetmja gjë e tyre ishte që kryen arrestimet. Dosja është shumë e madhe që ka ardhur në Shqipëri, por ka ende dosje të tjera që i kanë në dorë partnerët tanë. Provat për këtë dosje nuk janë marrë në mënyrë ligjore siç e kërkon kodi ynë dhe do ketë probleme procedurale gjatë gjykimit. Vendet e BE bëjnë hetime 4-5 vite ata të japin dosjen me të gjitha provat pasi ndalohen, ata nuk të arrestojnë dhe  pastaj nisin hetimet”, tha avokati.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme