Tiranë – Amsterdam, nisin fluturime direkte me Transavia

Aktualitet | 3 vite më parë

Tirana dhe Amsterdami kanë vendosur një linjë direkte,  falë fillimit të operimit të linjës ajrore të mirënjohur “Transavia”.

Në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA) u zhvillua një ceremoni mirëseardhjeje, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i Holandës në Tiranë Reinout Vos.

Linja direkte nga dhe drejt Amsterdamit shënon një tjetër moment të rëndësishëm për TIA-n, që vazhdon të zgjerojë hartën e destinacioneve direkte dhe të rrisë numrin e kompanive ajrore prestigjioze ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri.

Transavia (HV), është një degë e Grupit Air France-KLM. Pasagjerët kanë gjithashtu komoditetin e rezervimit të biletave brenda rrjetit të grupit për destinacione të tjera nëpërmjet: Air France (AF) në CDG (aeroporti i Parisit “Charles de Gaulle”) dhe Transavia France (TO) në 2 (dy) destinacione shtesë: ORY (Aeroporti “Orly”) dhe LYS (Aeroporti i Lionit “Saint-Exupery”).

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme