Balla në gjimnazin “Dervish Hekali” në Ballsh: Garantojmë një nivel tjetër sigurie pranë institucioneve arsimore

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka qenë këtë të martë (16 prill) në gjimnazin “Dervish Hekali” në Ballsh nga ku ka deklaruar se do të garantojnë një nivel tjetër sigurie pranë institucioneve arsimore në të gjithë vendin.
“Gjimnazi “Dervish Hekali” Ballsh #Paketa e Sigurisë në Shkolla. Garantojmë një nivel tjetër sigurie pranë institucioneve arsimore në gjithë vendin
Duhet të garantojmë që të kemi të gjithë parametrat e sigurisë edhe në këtë shkollë”, tha Balla.
Ky i fundit deklaroi se shkollat duhet të furnizojnë me raporte dhe informacione Drejtoritë Vendore të Policisë me qëllim luftën kundër përdorimit të lëndëve narkotike, luftën kudër bullizmit, luftën kundër çdo lloj forme dhune, qoftë ajo fizike, verbale apo edhe online.
“Bashkëveprimi mes të gjithë aktorëve, stafit arsimor të shkollës, bordit të prindërve dhe vetë nxënësit, që duhet të furnizojnë me informacion komisariatin e policisë. Kjo shkollë e informon në mënyrë të përjavshme me raporte Drejtorinë Vendore të Policisë.
Nuk na rezulton të kemi problematikë akute. Por kemi edhe disa sfida që lidhen me luftën kundër fenomenit të përdorimit të lëndëve narkotike, lufta kundër bullizmit, lufta kundër dhunës”, u shpreh ministri.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




