Punimet në Porto Romano, ndërtohet Loti që do lidhë portin me aksin Tiranë-Durrës

Aktualitet | 3 vite më parë

Në Porto Romani vijojnë punimet për ndërtimin  e një porti të ri mallrash, ku pamjet nga punimet në Lotin 3 janë ndarë nga kryeministri Edi Rama.

Ky Lot do të lidhë portin e ri të mallrave me segmentin Tiranë-Durrës, duke lehtësuar trafikun e qytetit bregdetar.

“Mirëmëngjes dhe me kantierin Porto Romano-Durrës, Loti 3, vepër që do të lidhë ecurinë e Porto Romanos me segmentin Tiranë-Durrës, në daljen e Shkozetit, duke trafikun brenda qytetit të Durrësit, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan Rama në facebook.

Ndërtimi i një porti të ri mallrash në Porto-Romano do t’i hapë rrugë portit të jahteve në Durrës, si dhe do të zgjerojë  e modernizojnë kompleksin portual Durrës në Porto Romano.

Porti i ri në Durrësit në Porto-Romano do integrohet edhe me projektin e hekurudhës Durrës–Prishtinë dhe portin e thatë në Prishtinë, duke e kthyer Durrësin në një nga portat strategjike të ekonomisë së Mesdheut. Ky port do të shërbejë edhe si një strukturë mallrash për bizneset e rajonit dhe duke shtrirë përfitimet ekonomike në të gjithë Evropën Juglindore.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme