Moti – Dita e sotme do të jetë me diell, temperaturat do të jenë me rritje

Anticikloni subtropikal vijon të zhvendoset më tej drejt Mesdheut gadishullit të Ballkanit duke sjellë temperature rekord në të gjithë vendin.
E Diel, 14 Prill 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim perëndim (W) me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-0,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 12/29°C
– Zonat e ulëta 14/33°C
– Zonat bregdetare 16/28°C
Kosovë
Kosova për dt. 14 Prill 2024 do të ketë kthjellime dhe vranësira kalimtare. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 10°C – 13°C në mëngjes deri në 24°C –26°C gradë Celsius në mesditë.
E Hënë, 15 Prill 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira në shtim mesatare në mesditë dhe pasdite. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-0,8 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 12/25°C
– Zonat e ulëta 14/31°C
– Zonat bregdetare 16/28°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



