Moti – Dita e sotme do të jetë me kthjellime,  temperaturat në rritje

Aktualitet | 3 vite më parë

Europa juglindore vijon të dominohet nga fuqizimi të nxehtë nga Maruku duke sjelle rritje të temperaturave në të gjithë vendin.

E Shtunë, 13 Prill 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime vranësira të pakta në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      10/29°C

– Zonat e ulëta       12/31°C

– Zonat bregdetare 15/27°C

Kosovë

Kosova për dt. 13 Prill 2024 do të ketë vranësira mesatare. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 10°C – 12°C në mëngjes deri në 21°C –25°C gradë Celsius në mesditë.

E Diel, 14 Prill 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim perëndim (W) me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-0,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      12/29°C

– Zonat e ulëta       14/33°C

– Zonat bregdetare 16/28°C

 

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme