Pr.ligji për sistemin e ri të adresave, Stavro: Dy ndryshime rrënjësore, do kenë kod unik alfanumerik

Pr.ligj për sistemin e ri të adresave ka qenë në fokus të bisedimeve në emisionin “Jetë Shqiptare”. Drejtor i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Vangjush Stavro sqaroi se nuk do të ketë ndryshim të adresave aktuale, por secila prej adresave do të ketë një kod unik alfanumerik.
“Kemi sjellë dy ndryshime rrënjësore. Regjistri kombëtar i adresave po ngrihet në piedestal dhe do jetë burimi i vetëm i informacionit.
Përpara ka patur mangësi informacioni dhe një zhvilli m i madh i Tiranës ka ndikuar në vendime të nxituara. Por tani me qeveri digjitale, sisteme që bashkëveprojnë me njëri-tjetrin, dhe regjistri kombëtar i adresave do jetë i qendërzuar.
Ne synojmë me ndryshimet e propozuara në pr.ligj të ushqejmë të gjithë institucionet me një standard tjetër të adresave.
Nuk do zëvendësohen adresat, por do u shtohet kod unik i adresave për lehtësim referimi. Për të komunikuar dhe sistemet më thjeshtë.
Do jetë kod alfanumerik, me gjasë më shumë se 8 karaktere”, tha Stavro.
Ky i fundit sqaroi se po punohet maksimalisht për krijimin e kornizave të punës, me qëllim që adresari të mbahet vetë.
“Çështja e adresarit nuk zgjidhet me buton, por është proces. Ne synojmë të krijojmë kornizat e punës që ky proces të mbahet vetë”, tha Stavro.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




