Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Prishtinë, Kumbaro: Ndërtojmë oferta të përbashkëta turistike

Nis sot edicioni i tretë i Panairit Ndërkombëtar të Turizmit në Prishtinë, ku Shqipëria merr pjesë përmes Agjencisë Kombëtare të Turizmit. Lajmi u bë me dije nga Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro e cila deklaroi se përmes këtij panairi, Shqipëria dhe Kosova do të ndërtojnë oferta të përbashkëta turistike.
“Nga Shqipëria në Kosovë! Një komb, shumë oferta turistike! Fillon sot edicioni i tretë i Panairit Ndërkombëtar të Turizmit në Prishtinë, ku Shqipëria merr pjesë përmes Agjencisë Kombëtare të Turizmit së bashku me shoqatat hoteliere dhe të restoranteve, jo vetëm për të prezantuar më të mirën tonë mes 300 kompanive nga 15 vende evropiane, por edhe për të ndërtuar oferta të përbashkëta turistike me vëllezërit e Kosovës që përfshijnë qytetet tona këtej e andej kufirit”, tha Kumbaro në një postim në rrjetin social Facebook.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




