Shkodër- Plagoset shtetasi Amarildo Gjergji me armë zjarri

Aktualitet | 3 vite më parë

Një plagosje është regjistruar pak minuta me parë në qytetin e Shkodrës në zonën e Berdicës. Burime policore bëjnë të ditur se i plagosur ka mbetur shtetasi, Amarildo Gjergji, 17- vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Si autori i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi, Gent Dushku. Policia është në vendngjarje dhe po zhvillon hetime. Janë ende të paqarta motivet e kësaj ngjarje.

“Rreth orës 18:10, në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”,  shtetasi G. D., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një 17-vjeçar, banues në Bërdicë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme