Debati/ Alibali: SPAK-Polici, ka xhelozi institucionale. Gjikondi: Kokat e krimit kanë imunitet

Analisti Neritan Alibali ka debatuar me juristen Brisida Gjikondi mbi akuzat e fundit të kreut të SPAK-ut ndaj Policisë së Shtetit se strukturat e saj bashkëpunojnë me krimin e organizuar.
Sipas Alibalit, kjo është më shumë një xhelozi institucionale. Ndërsa vuri në dukje se është e çuditshme që nuk ka ende një reagim nga ana e Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme.
Nga ana e saj, Gjikondi tha se nuk është çështje xhelozie por fakti që krimi i organizuar blen personat në radhët e Policisë së Shtetit.
Debati:
Neritan Alibali: Dumani e di se faji nuk është kolektiv. Nuk do të thotë se e gjithë policia është e korruptuar. Unë më tepër e shoh si një përplasje, apo xhelozi institucionale midis SPAK-ut dhe Policisë.
Brisida Gjikondi: Krimi i organizuar nuk vret policë, por i blen. Koka e drogës dhe kokat e krimit të organizuar në Shqipëri kanë imunitet absolut.
Neritan Alibali: Janë dy elementë që më kanë bërë përshtypje, së pari asnjë reagim nga Policia e Shtetit për akuzën e Dumanit dhe asnjë reagim nga Ministria e Brendshme dhe qeveria. Atëherë pranohet që është e vërtetë që strukturat e luftës kundër krimit janë të korruptuara, pasi Dumani tha se janë jo të lidhura por në bashkëpunim me krimin e organizuar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




