Aksident fatal në Itali, humb jetën 32-vjeçari shqiptar, plagosen 7 persona

Një aksident tragjik i ndodhur mbrëmjen e së dielës (7 prill) në Itali i ka marrë jetën një 32-vjeçari shqiptar.
Mediat italiane raportojnë se i riu po udhëtonte me shpejtësi të madhe me një automjet tip “Porsche”, në momentin që është përplasur me disa automjete e më pas me pemën.
Për pasojë, 32-vjeçari që drejtonte mjetin ndërroi jetë, ndërsa ka mbetur e plagosur rëndë edhe pasagjerja.
Po ashtu, raportohet edhe për 6 të plagosur të tjerë. Aksidenti ndodhi në Sirmione, në zonën e Breshias.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




