Karamuço: 4 oligarkë rusë janë investitorë në Shqipëri. Ka pasuri të tyre në bregdet

Aktualitet | 3 vite më parë

Ekspert i kriminalistikës Ervin Karamuço, deklaroi në emisionin “3D” të Alban Dudushit” se problemi është se agjenturat ruse vazhdojnë dhe rekrutojnë edhe në vendin tonë dhe për të identifikuara ata është shumë e vështirë. Sepse sikurse e tha ai, ata nuk bëjnë pagesat për rekrutuesit si më parë nga institucione zyrtare por nëpërmjet palëve të treta, që janë bankat e nivelit të dytë apo me palë të treta.

“Se këta e kanë sofistikuar shumë mënyrën e pagesave për ti aktivizuar rekrutët e tyre. Nuk e bëjnë më si më parë nga institucionet e tyre zyrtare por e bëjnë nga palët e treta dhe nuk kuptohet fare. E bëjnë pagesën nga një bankë e nivelit të dytë. Ne kemi katër oligarkë rus këtu në Shqipëri që investojnë nëpërmjet palëve të treta” tha ai.

Eksperti Karamuço tregoi në emision që sipas informacioneve që disponon, ata investojnë në bankat e nivelit të dytë, te bizneset energjetike apo dhe pasuri të paluajtshme.

“Ata kanë prona në bregdetin tonë deri në Sarandë dhe janë rus dhe ukrainas , jo nga ajo pjeë që është sot aleatja jonë” shtoi ai.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme