Ekskluzive-“Ça ke që shef” fjalia që i mori jetën 18-vjeçarit në Shkozë, mes lotësh, flet halla e Aurelios

“Një djalë flori, që nuk përfshihej në sherre” kështu është përshkruar Aureliao Dervihi, 18-vjeçari që humbi jetën pasi u qëllua me thikë gjatë një sherri në Shkozë.
Me lot në sy, halla e Aurelios thotë se nipi i saj ishte i dashur me të gjithë dhe se i përqafonte të gjithë. Në “Jetë Shqiptare” në RTSH, halla tha se 18-vjeçari punonte me të atin elektricist.
“Ishte i urtë, nuk prishte qejfe, nuk sillte kurrë probleme, Zoti na gjykoftë nëse themi një llafe gabim ndaj tij. Ai ishte mbret, përqafonte këdo që takonte, kur shkoja më lironte krevatin e vet, një njëri shumë i dashur. Aurelio shkonte me të atin e tij që punonte elektricist”, tha halla.
18-vjeçari Aurelio Dervishi u vra më 31 mars, pas një konflikti të çastit me thikë. Për ngjarjen janë arrestuar 4 persona, mes të cilëve 3 të mitur.
Të rinjtë janë konfliktuar për motive të dobëta, ku më pas konflikti ka agravuar me përdorimin e mjeteve prerëse, ku është goditur me thikë 18-vjeçari. Si pasojë e dëmtimeve, ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




