AMP nxjerr statistikat e muajit Mars: 5 të arrestuar, 45 efektivë çohen për hetim në prokuroi

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka publikuar statistikat e punës gjatë muajit Mars 2024, nga ku janë arrestuar në flagrancë 5 persona, me të cilëve një polic dhe 4 shtetas, si dhe janë dërguar për hetim në Prokurori 45 efektivë policie.
“Gjatë muajit Mars janë kryer 22 referime në Prokurori për 45 punonjës të Policisë së Shtetit, 1 punonjës të Gardës së Republikës, si edhe 4 shtetas, të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Janë arrestuar në flagrancë 5 persona ( 1 punonjës policie dhe 4 shtetas). Gjithashtu, janë kryer 6 inspektime të paplanifikuara të strukturave që janë objekt i veprimtarisë së AMP”, thuhet në njoftimin e AMP-së.
Gjithashtu ka pasur edhe raste të hetimeve të Komisionit Disiplinor ku 2 efektivë janë kapur në shkelje të lehta, ndërsa po hetohen 6 të tjerë.
“”Përfundimin e hetimit” për Shkelje të Rëndë dhe rekomandimin për fillim hetimi disiplinor për shkelje të lehtë për 2 punonjës policie. “Fillimin e hetimit disiplinor” për Shkelje të Rëndë për 6 punonjës policie, “Mosfillimin e hetimit disiplinor” pasi nuk konstatohej shkelje për 1 punonjës të Gardës, “Pezullimin e hetimit disiplinor” deri në përfundim të hetimit penal për 1 punonjës policie. “Përfundimin e hetimit disiplinor”, për të cilët nuk është konstatuar shkelje disiplinore për 7 punonjës policie”, rrapton AMP ër muajin Mars.
Lidhur me ankesat, AMP thotë se janë “trajtuar 93 ankesa, nga këto 10 raste ankesa të drejta, 55 raste ankesa të pabazuara, 24 raste ankesa që nuk provohen, si dhe 4 raste ankesa si procedim penal”.
Publikimi i statistikave nga veprimtaria e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore bëhet në kuadër të transparencës së institucionit.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




