Qëlloi me armë gjahu drejt banesës, parandalohet krimi në familje. Vihet në pranga 47-vjeçari

Një konflikt në familje që mund të kishte pasoja shumë të rënda është parandaluar nga policia në Gjirokastër. Policia ka bërë të mundur arrestimin e 47-vjeçarit i cili qëlloi me armë gjahu në drejtim të banesës ku kishte familjarët, ndërsa atij i është sekuestruar arma e gjahut me të cilën qëlloi ky shtetas.
“Menjëherë pas njoftimit se rreth orës 09:15 të mëngjesit të sotëm, për motive të dobëta, një shtetas kishte qëlluar me armë gjahu, në drejtim të banesës ku ishin familjarët e tij, në zonën e quajtur “Ura e lumit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër organizuan punën dhe mbërritën në vendin e ngjarjes, për të arrestuar shtetasin përgjegjës.
Si rezultat, u bënë të mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti, si dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit L. S., 47 vjeç, banues në Gjirokastër”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e gjahut me të cilën qëlloi i arrestuari.
“Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, bën të ditur policia.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




