Tiranë-Sherr me thika mes të rinjve në Shkozë, vritet 18-vjeçari

Një 18-vjeçar ka humbur jetën pas një konflikti me thika mes disa të rinjve në Tiranë. Sherri ndodhi mbrëmjen e sotme (31 mars) në orën 21:50 në rrethin e Shkozës, ku të rinjtë lëviznin me dy makina.
Të rinjtë janë konfliktuar mes tyre me thika pas një konflikti të çastit, ku është qëlluar edhe 18-vjeçari A.D.
Si pasojë e plagëve të marra 18-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



