Zjarr në kodrat e Fierit, ndërhyrja e zjarrfikëses e vështirë. Era favorizon flakët

Një sipërfaqe e konsiderueshme kodrinore me pisha dhe ullishte ka marrë flakë në zonën e Peshtanit në Fier. Flakët favorizohen nga era e fortë, duke i nxjerrë ato jashtë kontrollit, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve është e vështirë për shkak të relievit kodrinor ku ka rënë zjarri.
Në shuarjen e flakëve janë përfshirë edhe banorët e zonës, të cilët po punojnë me jete rrethanore.
Pranë zjarrit ndodhen antenat televizive dhe të telefonisë celulare. Policia ka sqaruar se fillimisht zjarri ka nisur në tokën ne pronësi të shtetases E. M., 40 vjeçe, dhe si pasojë e erës së fortë, flakët janë përhapur duke u djegur dhe një sipërfaqe me ullinj që ndodhej pranë kësaj toke.
Lidhur me zjarrin policia ka shoqëruar 40-vjeçaren dhe bashkëshorti i saj për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



