Akuzat e politikës për drejtësinë, Kreu i Gjykatës së Lartë: Konfirmojnë që drejtësia po funksionon

Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi teksa foli në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se sistemi i drejtësisë po përballet me sfida, por shprehu besimin se ato janë në rrugë të mbarë. Ai thotë se akuzat politike dëshmojnë se organet e reja të drejtësisë po funksionojnë.
“Kjo tregon që organet e drejtësisë janë duke funksionuar. Fakti që të dyja krahët politike janë kritike ndaj organeve të drejtësisë do të thotë që ato mbase janë në rrugë të mbarë. Sulmet janë të kuptueshme nga ana e politikës, por edhe opinioni publik do të jetë kritik. Qenia nën sulm ne nuk duhet të na bëjë që të ndihemi nën presion. Qenia nën sulm nuk do të thotë që ne të mos ushtrojmë funksionin, për të cilin jemi ngarkuar”, tha Sadushi.
Sadushi ndodhet në Uashington me një delegacion të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



