Media australiane shkruan për Shqipërinë, rendit bukuritë natyrore, por edhe historinë unike

Aktualitet | 3 vite më parë

Nëse po kërkoni destinacionin ideal për pushimet tuaja të ardhshme, pse nuk shkoni në një vend ku do t‘ju duan me të vërtet? Një vend ku edhe natyra do t‘ju mirëpresë, por dhe ku do të mund të ndihmoni në fuqizimin e ekonomisë? Kështu e nis artikullin e tij gazetari Ben Groundwater i “The Sydney Morning Herald”.

Artikulli vjen si një rekomandim me dhjetë destinacionet më të mira në botë për 2024 për turistët dhe hapet me një foto të alpeve shqiptare shoqëruar me tekstin “Shqipëria ka bukuri të jashtëzakonshme natyrore, nga plazhet te malet dhe pyjet, si dhe një histori unike dhe një kulturë moderne në lulëzim.”

Më poshtë gazetari tregon për rivierën shqiptare, ku turisti do të mund të gjejë të njejtën bregdet si në Greqi dhe Kroaci.

Ndërkohë për ata që kanë kohë, duhet të shkojnë në brendësi të maleve, ku do të gjejnë 15 parqe kombëtare dhe shumë fshatra kodrinore, dhe për të tjerët që duan të “thithin” zhurmën e kryeqytetit, Tirana është një alternative shumë e mirë.

Në shkrimin e tij Groundwatër rekomandon turistët që të vizitojnë gjithashtu Butrintin si një sitë i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s i cili nuk duhet humbur.

Shkrimi mbyllet me një sërë sugjerimesh për mënyrën se si të fluturoni drejt Shqipërisë, por edhe për stinët më të përshtatshme ku krahas verës, vjeshta dhe pranvera janë gjithashtu një periudhë e përshtatshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme