Vala e të nxehtit afrikan, temperaturat në fundjavë arrijnë deri në 30 gradë

Fundjava e fundit e muajit mars do të mbyllet me temperatura të larta në të gjithë vendin. Sipas sinoptikanes Rezarta xhakollari temperaturat do të kapin vlerën e 30 grade celius si në zonat e ulëta ashtu edhe në ato malore.
Sa i takon muajit prill, sinoptikania thotë se ditët e para do të shoqërohen me një mot kryesisht të qendrushëm, por nuk do të mungojnë as rreshjet e shiut që pritet të përfshijnë të gjithë vendin, ndërsa një rikthim pritet të ketë edhe rëra afrikane e cila mbuloi Shqipërinë disa ditë më parë.
Muaji i dyte i pranverës do të jetë një muaj i lagësht dhe me luhatje të temperaturave.
Gazetare: Katerina Kule
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




