Abuzimi me tenderat – GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për zyrtarët e Bashkisë së Tiranës

Nga ambjentet e paraburgimit për në gjykatën e Posaçme u shoqëruan për të marrë pjesë në seancën e verifikimit të masave të sigurisë tre ish drejtorët e Bashkisë së Tiranës Mariglen qato, Redi Molla dhe Taulant Tushe ky i fundit i arrestuar më herët edhe për dosjen e inceneratorëve.
Ndërkohë nga ana tjetër e godinës për tu njohur me masat më të lehta si ajo e detyrim paraqitjeje, dolën para gjykatës zyrtarët e tjerë të dosjes “5D”, me kompaninë që dyshohet se ka fituar me dhjetëra tenderë.
SPAK pretendon se pronarë indirekt të kësaj kompanie janë dy ish- drejtorët Redi Molla dhe Mariglen Qato dhe kjo kompani rezulton të ketë fituar miliona lekë në tenderat nga institucionet që vetë drejtonin.
Molla dhe Qato akuzohen për korrupsion në 9 raste. Por dy ish -drejtorët kanë mbajtur qëndrim mohues brenda në sallë.
Gjykata vendosi të mos ndryshojë asnjë nga 8 masat e sigurisë të nxjerraa më herët, ndërsa për njërin prej tyre nuk u komunikua masa e detyrimit për tu paraqitur pasi rezulton jashtë shteti.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




