Festimet për Pashkët, besimtarët në Tiranë e Shkodër kryejnë “Udhën e Kryqit”

Besimtarët katolikë kanë kremtuar mbrëmjen e së premtes në sheshin “Nënë Tereza” ritin e shenjtë “Udha e Kryqit” në drejtimin e imzot Arjan Doda.
Fëmijë, gra, burra dhe njerëz të grupmoshave të ndryshme përkujtuan kalvarin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe kjo ditë njihet si e Premtja e Zezë.
Kjo ditë e shenjtë është kremtuar edhe në qytetin e Shkodrës tek Katedralja e qytetit, procesioni i cili është udhëhequr nga Arqipeshkvi i Shkodrës.
Pashka është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike Romake dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.
Java para Pashkëve është quajtur Java e Shenjtë, dhe ajo përmban Tri Ditët e Pashkëve, që përfshijnë Të Enjten e Shenjtë, që përkujton Darkën e Fundit, Të Premten e Shenjtë, që përkujton kryqëzimin dhe vdekjen e Jezusit.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



