Mbërrijnë në Rinas 152 pasagjerët e parë me linjën direkte Spanjë-Shqipëri

Zbresin në Aeroportin e Rinasit 152 pasagjerët e parë që udhëtuan me linjën e re direkte të fluturimeve Spanjë-Shqipëri.
“152 pasagjerët e parë zbritën në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, me linjën e re direkte të fluturimeve Spanjë-Shqipëri të kompanisë spanjolle të flamurit #IBERIA
Çdo të martë, të enjte e të diel nga Madridi në Tiranë dhe anasjelltas, me një kapacitet rreth 30 mijë pasagjerë për sezonin veror, #IBERIA do të ofrojë më shumë mundësi për vizitorët spanjollë, që janë ndër grupet e turistëve me rritjen më të shpejtë dhe e vizitojnë Shqipërinë gjatë gjithë vitit”, shkruan Veliaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




