Drejtori i përgjithshëm i Emigracionit në Britani, takon drejtuesit më të lartë të policisë shqiptare

Aktualitet | 3 vite më parë

Drejtori i përgjithshëm për Zbatimin e Emigracionit në Ministrinë e Brendshme britanike, Bas Javid u prit të mërkurën në Tiranë, nga Saimir Boshnjaku, drejtor i departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit.

Ambasada britanike në Tiranë, sipas një njoftimi për shtyp, bëri të ditur se, Javid u befasua me strukturat që janë ngritur bashkërisht nga oficerët britanikë dhe shqiptarë për të përpunuar të dhënat e shtetasve shqiptarë që kthehen nga Mbretëria e Bashkuar, pa të drejtë qëndrimi në këtë vend.

Puna në partneritet ka qenë absolutisht çelësi i suksesit në reduktimin me mbi 90% të numrit të shqiptarëve që udhëtojnë në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar, thekson ambasada britanike.

Më pas drejtori i përgjithshëm për Zbatimin e Emigracionit në Ministrinë e Brendshme britanike, Javid u takua me drejtorin e përgjithshëm të Doganave, Gent Gazheli për të diskutuar masat e ndërmarra  nga Shqipëria për të luftuar kontrabandën dhe se si ndihma e Mbretërisë së Bashkuar po mbështet përpjekjet shqiptare dhe ato ndërkombëtare në luftën kundër krimit të organizuar.

Ndërsa, në takimin me kreun e Policia e Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, drejtori i përgjithshëm për Zbatimin e Emigracionit në Ministrinë e Brendshme britanike, Bas Javid ra dakord për të intensifikuar metodat mbi të cilat, agjencitë ligj-zbatuese të Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë të punojnë së bashku për të trajtuar sfidat e përbashkëta, përfshirë krimin e organizuar dhe emigracionin e paligjshëm.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme