Përgjegjës për hetimin e trafiqeve të paligjshme, OSBE trajnon 15 oficerë të Policisë së Shtetit

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me drejtues të agjencive ligjzbatuese italiane, trajnoi 15 oficerë të Policisë së Shtetit që janë përgjegjës për hetimin e trafiqeve të paligjshme.
Metodat proaktive të hetimit, bashkëpunimi ndërdisiplinor dhe ndërkombëtar, si dhe komunikimi me viktimat e trafikimit duke mbajtur parasysh traumën dhe qasjen me viktimën në qendër, ishin disa nga temat e trajtuara në këtë trajnim dyditor, falë përvojës të ndarë nga zyrtarë të lartë të Policisë dhe Karabinierëve italianë.
“Bashkë me OSBE-në po punojmë për avancimin e trajnimeve kundër trafikimit që zhvillohen në Akademinë e Sigurisë”, u shpreh prof. dr. Ilirjan Mandro, rektor i Akademisë së Sigurisë, thuhet në njoftimin për shtyp.
Trajnimi u zhvillua në vazhdën e një sërë veprimtarish të ndërmarra nga Prezenca e OSBE-së, së bashku me Policinë e Shtetit dhe Akademinë e Sigurisë për të rritur aftësitë e punonjësve të policisë në hetimin e trafikimit të personave, në kuadrin e një projekti të mbështetur nga qeveritë e Shteteve të Bashkuara, Norvegjisë dhe Italisë.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



