Denaj: Çdo fermer i regjistruar me NIPT, duke u bashkuar me 3 të tjerë, përfiton financimin 100% nga Skema Kombëtare 2024

Aktualitet | 3 vite më parë

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj tha të mërkurën se, çdo fermer i regjistruar me NIPT që kultivon perimet, luleshtrydhen dhe rrushin në serra, mund të aplikojë për mbështetje duke u bashkuar me 3 fermerë të tjerë, për të përfituar financimin 100% nga Skema Kombëtare 2024.

Gjatë takimit që ajo zhvilloi me fermerët e Divjakës, ministrja u shpreh se, komuniteti rural në Divjakë janë shembull për t’u ndjekur për aktivitetin e tyre në bujqësi, duke përqafuar të parët metodat dhe teknologjitë e reja të prodhimit njëkohësisht, duke u bashkuar me njëri-tjetrin për të rritur cilësinë dhe përfitimin ekonomik.

“Me deputetin Erion Braçe dhe kryetarin e bashkisë Divjakë, Josif Gorrea, diskutuam me ta risitë e Skemës Kombëtare të këtij viti dhe i ftuam të aplikojnë të bashkuar, për të marrë maksimumin e financimit nga të gjithë masat mbështetëse.”, tha Denaj.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme