Albana Fico largohet nga drejtimi i QSUT-së, zëvendësohet nga nëndrejtoresha e “Shefqet Ndroqit”

Albana Fico është larguar nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Lajmi u bë me dije nga burime për RTSH, ndërsa nuk dihen ende arsyet e largimit nga ky post, por vjen fill pas zjarrit që përfshiu Urgjencën e re.
Sakaq, të njëjtat burime bëjnë me dije se postin e Ficos do e zërë Alma Cani, e cila deri në këto momente ka mbajtur detyrën e nëndrejtoreshës së spitalit “Shefqet Ndroqi”.
Albana Fico mbante detyrën e kreut të QSUT-së prej tre vitesh që nga dhjetori i 2021-shit, pas largimit nga drejtimi i këtij institucioni nga Enkelejd Joti.
Para kësaj detyre, Albana Fico ka mbajtur postin e kreut të ISHP-së.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



