Imzot Angelo Massafra dorëhiqet si Arqipeshkv i Shkodrës

Aktualitet | 3 vite më parë

Imzot Angelo Massafra ka dhënë dorëheqjen si Arqipeshkv i Shkodrës. Vatikani ka pranuar dorëheqjen e Arqipeshkëvit, i cili sipas një dekreti të ardhur nga selia e shenjtë dhe të firmosur nga Nunci Apostolik në Shqipëri Luigi Bonazzi do të vijojë të qëndrojë në detyrë deri në emërimin e Arqipeshkëvit të ri të Shkodrës.

Besimtarët katolikë kanë hyrë në javën e madhe të pashkëve. Në katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër u mbajt koncerti “Stabat Mater” dhe ketu u njoftua pranimi i dorëheqjes së tij nga detyra e Arqipeshvit të Dioqezës Shkodër- Pult.  

Imzot Massafra falenderoi çdonjërin për besimin e dhënë në detyrën si Arqipeshkv i Shkodrës.

Imzot Angelo Massafra ishte një nga misionarët e parë që erdhi në vendin tonë pas regjimit komunist. Si frat françeskan, ai shërbeu për disa vite në Dioqezën e Lezhës dhe pranë kuvendit të fretërve në Laç të Kurbinit. Më vonë u zgjodh Ipeshkëv nga Shën Gjon Pali II nga i cili u shugurua më 6 janar 1997. Më 28 Mars 1998 u emërua Arqipeshkëv Metropolit i Shkodrës, detyrë të cilën e ushtroi për plot 26 vite.

Gazetar: Marjo Gjini

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme