Curi: Njerëzit në Fushë-Krujë ushqehen me kulturën e vdekjes

Aktualitet | 3 vite më parë

Analisti Arjan Curi komenton se njerëzit në Fushë-Krujë ushqehen me kulturën e vdekjes që kur lindin, pasi nuk lindin për tu plakur, por që të mbahen mend për veprat e tyre. Sipas tij, shteti është i paralizuar sepse shteti i përdor kur i duhen.

“Ata përdoren nga të gjitha krahët politik. Ka vrasës që ndërrojnë madje edhe krah politik. Në Elbasan njiheshin bandat e majta dhe të djathta. Janë të parët që e kuptojnë se nga anon pushteti. Shteti duket se ka hequr dorë dhe i ka lënë të vrasin njëri- tjetrin. A ti lemë të vrasin njëri- tjetrin apo ti fusim nëpër burgje është pyetja. Shteti nuk i lufton dot me arrestime. Kanceri i vdekjes në atë zonë ka lindur para qindra vjetëve. Ata ushqehen me kulturën e vdekjes që kur lindin. Dhe kur vriten madje ata vriten edhe brenda njëri- tjetrit. Katolicizmi i zbuti pak. Ata nuk rrojnë që të plaken, por që të mbahen mend për veprat e tyre.”, tha Curi.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme