“Kur të vijë vdekja, le të vijë”- Gazetarja Pergjegji: Ja çfarë më tha motra e Gentian Bejtjas!

Gazetarja Lusi Pergjegji, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, deklaroi se, sipas dëshmive të motrës së Gentian Bejtjas, ai nuk ka qenë i përfshirë në ngjarje kriminale dhe nuk ka qenë fare në gjendje të mirë ekonomike, pasi edhe shtëpinë e ka bërë duke i marrë asaj lekë borxh.
“Familjarët kanë zero besim tek drejtësia. Kështu më tha motra e Gentianit. Sipas saj, ka lidhje të forta të shtetit me vrasjen. Kishte aplikuar për azil politik dhe nuk ju dha. Për dokumentacion nuk ju dha leja. Kishte 18 muaj që rrinte në Shqipëri. Kur të vi vdekja le të vijë ka thënë ai. Ngjarjen e kanë parë edhe fëmijët e Gentianit edhe e shoqja. Nuk i kanë drejtuar gishtin dikujt, ndonëse kanë dyshime. Kanë frikë. Motra ka mohuar se Gentiani ka qenë i përfshirë në ngjarje kriminale. Sipas saj, ai s’ka qenë fare i fuqishëm ekonomikisht. Mezi e ka bërë shtëpinë.”, tha Pergjegji.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




