Plagosen dy të rinj me armë zjarri, RENEA zbarkon në Shkodër. Gjendet e djegur makina e autorëve

Aktualitet | 3 vite më parë

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur si pasojë e shtënave ndaj tyre në një lokal në fshatin Grudë e Re në Shkodër. Të dy personat, Gjon Nika 30 vjeç dhe Gjergj  Ndërshiqa 28 vjeç janë transportuar për në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa mësohet se njëri prej tyre është student në Akademinë e Sigurisë.

“Rreth orës 19:30, në afërsi të një lokali në fshatin Grudë e Re, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Gj. L., rreth 30 vjeç. Si pasojë e të shtënave është plagosur edhe kunati i tij, shtetasi Gj. N., 28 vjeç, student në Akademinë e Sigurisë. Të dy këta shtetas janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore. 

Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë, drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjithashtu bëhet e ditur se “në ndihmë të Policisë vendore janë nisur disa grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe të RENEA-s, si dhe specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit”

Gjatë kontrollit të zonës, për kapjen e autorëve, në afërsi të vendit të ngjarjes, shërbimet e policisë kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Renault”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët. 

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme