Peleshi: Nivel i lartë bashkëpunimi mes Forcave Speciale shqiptare dhe amerikane

Aktualitet | 3 vite më parë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka shprehur sot mirënjohjen aleatëve strategjik për    mbështetjen e vazhdueshme që japin ndaj Forcave tona të Armatosura.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri Peleshi ka ndarë me publikun momente gjatë stërvitjes “JCET24”, mes Forcave tona Speciale dhe atyre amerikane.

“Momente nga stërvitja trajnuese “JCET24”, tregoi një nivel të lartë bashkëpunimi dhe efikasiteti mes Forcave tona Speciale dhe atyre amerikane”, shkruan ministri.

Sipas tij, “kjo eksperiencë shërbeu për t’i përmirësuar ndjeshëm aftësitë tona operacionale, duke nxitur një përkushtim të ndërsjellë drejt rritjes së kapacitetit tonë të përgjithshëm”.

“Mirënjohje aleatit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Forcave tona të Armatosura”, përfundon ministri Peleshi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme