Morën peng 19-vjeçarin dhe i vodhën 220 mijë lekë, në pranga 2 autorët

Aktualitet | 3 vite më parë

Dy persona janë arrestuar pasi morën me forcë në automjet një 19-vjeçar dhe e mbajtën në garazhin e një pallati për t’i vjedhur paratë.

Pasi është mbajtur disa minuta kundër vullnetit të tij në garazhin e mbyllur të një pallati në Rrëshen, 19-vjeçari është lënë më pas në rrugë.

Policia ka bërë të mundur gjetjen e 220 mijë lekëve të vjedhura me dhunë, ndërsa ka sekuestruar edhe automjetin me të cilin u mor me forcë i riu. Blutë kanë vënë në pranga 20-vjeçarin Mateos Brozi dhe 19-vjeçarin Ergys Tusha.

“Si rezultat, në kuadër të operacionit policor të koduar “Telefonata”, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e menjëhershëm të autorëve të dyshuar të rastit, shtetasve M. B., 20 vjeç, banues në Rrëshen dhe E. T., 19 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu, u bë e mundur gjetja e shumës së parave të vjedhura me dhunë, 220 000 lekë, e cila u sekuestrua bashkë me automjetin tip “Audi A4”, me të cilin u mor me forcë 19-vjeçari, dhe me 2 celularët e të arrestuarve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Vjedhja me dhunë”, të kryera në bashkëpunim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme