Moti/ Dita e sotme do të jetë me vranësira, temperaturat në rritje

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të ngrohta mesdhetare ku presim rritje të temperaturave në territorin e Shqipërisë.
E Diel, 10 Mars 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira të dendura. Era do të fryjë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 4/18°C
– Zonat e ulëta 8/22°C
– Zonat bregdetare 10/20°C
Kosovë
Kosova për dt. 10 Mars 2024 do të ketë vranësira Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 6°C –8°C në mëngjes deri në 13°C – 17°C gradë Celsius në mesditë.
E Hënë , 11 Mars 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me reshje shiu dhe stuhi në zonën e Shkodrës, reshje bore në verilindje dhe juglindje. Era do të fryjë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 4/12°C
– Zonat e ulëta 8/17°C
– Zonat bregdetare 14/18°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



